Lidhje

Përkujtohet 12 vjetori i vrasjes së deputetit Azem Hajdari


Përkujtohet 12 vjetori i vrasjes së deputetit Azem Hajdari
Përkujtohet 12 vjetori i vrasjes së deputetit Azem Hajdari

Deputeti Azem Hajdari, drejtues i levizjes antikomuniste te Dhjetorit 1990, u perkujtua sot me ceremoni dhe nderime ne 12 vjetorin e vrasjes se tij.

Zoti Hajdari humbi jeten ne 12 shtator 1998, pas nje sulmi me arme zjarri i nje grupi te organizuar kriminal, ne oborrin e selise qendrore te Partise Demokratike, ne mes te kryeqytetit shqiptar.

Qindra studentë, familjarë, dhe politikanë përkujtuan sot në 12 vjetorin e vrasjes, udhëheqësin e lëvizjes antikomuniste dhe demokratike të dhjetorit të vitit 1990, Azem Hajdari. Përfaqësues të organizatës "Dhjetori 90" dhe të Partisë Demokratike, studentë e të rinj të shumtë, familjarë e të afërm vendosën kurora me lule në memorialin e Azem Hajdarit, i ngritur në vendin ku ai u vra e atentat 12 vjet më parë.

Një nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të qeverisë, Ridvan Bode, tha se Azem Hajdari bëri sakrifica të mëdha për demokracinë shqiptare si udhëheqës i lëvizjes më të madhe antikomuniste të vendit, dhe për këtë ai do të kujtohet dhe do të respektohet brez pas brezi. "Ishin falangat e regjimit të vjetër komunist, të cilët nuk pranuan dhe nuk u pajtuan për një kohë të gjatë me humbjen e pozitave dominuese mbi kombin shqiptar, ato që zgjatën dorën dhe u hakmorën ndaj Azem Hajdarit për atë që bëri kundër komunizmit në vitin 1990" - tha zoti Bode.

Deputeti Azem Hajdari u vra me armë zjarri përpara oborrit të selisë qendrore të Partisë Demokratike mbrëmjen e 12 shtatorit 1998 në një atentat të organizuar mirë nga një grup kriminal. Ai u gjend papritur nën zjarrin e armëve të atentatorëve sapo doli nga selia e Partisë Demokratike e opozitës, ku kishte zyrën e vet qysh nga themelimi, i thirrur nga telefonata të jashtme. Ai dhe truproja Besim Cerja humbën jetën në atentatin e katërt brenda pak muajsh. Një deputet socialist shtiu kundër deputetit demokrat Hajdari me revolver brenda në mjediset e parlamentit, ndërsa dy grupe të tjera shtinë me armë kundër tij në Tropojë dhe Fushë Arrëz ku shkonte për veprimtari të ndryshme politike.

Azem Hajdari ishte udhëheqësi i Lëzivjes Studentore Antikomuniste të Dhjetorit 90. Ai ishte themelues i pluralizmit politik dhe kryetari i parë i Partisë Demokratike, forca e parë opozitare pas gjysëm shekulli diktature komuniste. Ai ishte deputet i thjeshtë në 4 parlamente rresht; viti 1991, '92, viti 1996 dhe '97, derisa humbi jetën pas sulmit me armë zjarri nga një grup i organizuar kriminal në qendër të Tiranës ku kishte zyrat e partisë, një vit pasi partia demokratike që themeloi doli në opozitë.

XS
SM
MD
LG