Lidhje

21 janari, Rama: Të parët që duhen hetuar janë Berisha e Basha

  • Armand Mero

21 janari, Rama: Të parët që duhen hetuar janë Berisha e Basha

21 janari, Rama: Të parët që duhen hetuar janë Berisha e Basha

Në Shqipëri kryetari socialist Edi Rama tha sot se e quan të pajustifikueshme që kryeministri Sali Berisha dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha nuk janë vënë nën hetim për ngjarjet e 21 Janarit, si urdhëruesit, sipas tij, të vrasjeve të 4 manifestuesve. Reagimi i zotit Rama u bë ndërsa komentoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit për tre deputetë socialistë. Sipas zotit Rama prokuroria do të ketë mbështetje të plotë për hetimet e saj dhe se të gjithë deputetët socialistë janë të gatshëm t’i nënshtrohen atyre. Po sot Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve në parlament vendosi pas polemikave të shumta që të premten të thërrasë deputetët për të cilët është kërkuar heqja e imunitetit.

XS
SM
MD
LG