Lidhje

60 vjetori i Luftës së Koresë - Versioni i Koresë së Veriut


60 vjetori i Luftës së Koresë - Versioni i Koresë së Veriut
60 vjetori i Luftës së Koresë - Versioni i Koresë së Veriut

Koreja e Jugut dhe pjesa tjetër e botës përkujtojnë këtë muaj 60 vjetorin e fillimit të luftës së Koresë. Pjesa më e madhe e botës janë të një mendimi se kur filloi ajo luftë dhe cili vend e filloi atë, por Koreja e Veriut ka version e saj të veçantë.

Ky është paraleli i 38-të, që ndan gadishullin korean. Divizione të armatosura të Koresë së Veriut kaluan kufirin më 25 qershor 1950 dhe brënda disa ditësh morën nën kontroll Seulin.

Koreja e Jugut, së bashku me thuahse çdo vend tjetër të botës, e njohin këtë agresion si fillimin e luftës koreane 3 vjeçare, por Phenini e shikon ndryshe.

"Koreja e Veriut e quan këtë 'Lufta për Çlirimin e Atdheut'. Koreja e Veriut e mëson popullin e vet se Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara sulmuan të parët veriun dhe Koresë së Veriut iu desh të përgjigjej për të çliruar vendin".

Për dekada me rradhë, media koreano-veriore i ka cilësuar ushtarët amerikanë si agresorë. Por fillimisht ata nuk fajësuan Amerikën për fillimin e luftës.

Për një farë kohe, disa historianë mbështetën pretendimin e Koresë së Veriut se po vetëmbrohej. Brian Myers është studiues për propagandën e Koresë së Veriut në Universitetin Dongseo të Koresë së Jugut.

"Revizionizmi është diskredituar gjerësisht që prej fillimit të viteve 90-të, kur ish udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Boris Yeltsini hapi arkivat sovjetike dhe i vuri në dispozicion të Perëndimit dhe Koresë së Jugut. Aty u pa qartë se Koreja e Veriut dhe sovjetikët kishin planifikuar së bashku sulmin e 25 qershorit".

Koreja e Veriut nuk i ka dhënë asnjëherë hollësi popullit të vet rreth armëpushimit që Pheniani nënshkroi për t’i dhënë fund luftës së Koresë. Përkundrazi, Veriu e ka përshkruar ndalimin e armiqësive në vitin 1953 si fitore supreme e ushtrisë së saj nga Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

XS
SM
MD
LG