Lidhje

Mbyllet asambleja e Wisconsin, para votimit mbi të drejtat e punëtorëve për të negociuar

  • Zëri Amerikës

Mbyllet asambleja e Wisconsin, para votimit mbi të drejtat e punëtorëve për të negociuar

Mbyllet asambleja e Wisconsin, para votimit mbi të drejtat e punëtorëve për të negociuar

Policia e shtetin amerikan Wisconsin u detyrua sot të largonte me forcë protestuesit dhe të mbyllte godinën e parlamentit, para se ligjvënësit të votojnë lidhur me të drejtat e punëtorëve për të negociuar.

Asambleja e shtetit Wisconsin pritet të miratojë sot projektligjin, i cili eliminon pjesën më të madhe të të drejtave të nëpunësve shtetrorë për negocim kolektiv.

Dje, senatorët republikanë hoqën ato pjesë të projektligjit, që kërkonin pjesëmarrjen e të gjithë ligjvënësve për të votuar. Shumica e ligjvënësve demokratë ishin larguar nga shteti për të penguar hedhjen në votë të projektligjit.

Kjo çështje kontradiktore kishte bërë që demonstrues pro dhe kundër sindikatave të mblidheshin në ndërtesën e asamblesë në kryeqytetit Madison. Gjithashtu vemendja e vendit ishte përqëndruar tek paga e punonjësve shtetrorë, ndërkohë që shumë qeveri të shteteve amerikane përballen me mundësinë e shkurtimit të shpenzimeve.

XS
SM
MD
LG