Lidhje

Assadi fillon mandatin e ri


Presidenti sirian, Bashar al-Assad bëri betimin për një mandat të ri shtatë vjeçar, një muaj pasi fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet e mbajtura vetëm në zonat që janë nën kontrollin e qeverisë.

Ai e bëri betimin sot në një ceremoni në pallatin presidencial në Damask, nën praninë e anëtarëve të parlamentit.

Ai dha një fjalim ku paralajmëroi se vendet perëndimore dhe arabe që mbështesnin ata që ai i quajti “terroristë” do të paguanin një çmim të lartë.

Qeveria siriane u referohet gjithmonë si terroristë kryengritësve që janë kundër zotit Assad. Vendet perëndimore dhe arabe kanë dhënë fonde dhe paisje për të ndihmuar luftëtarët e opozitës gjatë luftës civile në Siri që zgjat prej tre vjetësh e gjysmë.

Para betimit, zoti Asad marshoi në një tapet të kuq para formacioneve ushtarake dhe u përshëndet me brohorima nga ligjvënësit kur hyri në pallatin presidencial.

XS
SM
MD
LG