Lidhje

Autoritetet në Kinë marrin masa shtypëse për parandalimin e protestave

  • Zëri Amerikës

Autoritetet në Kinë marrin masa shtypëse për parandalimin e protestave

Autoritetet në Kinë marrin masa shtypëse për parandalimin e protestave

Autoritetet kineze vepruan me shpejtësi, duke marrë masa pas thirrjeve pro-demokracisë për një “Revolucion të tipit Jasmine” përmes internetit, sipas modelit të lëvizjeve popullore në Lindjen e Mesme.

Autoritetet ndaluan aktivistë, shtuan numrin e policëve nëpër rrugë dhe censuruan mesazhet në internet, ku bëhej thirrje për protesta në Pekin, Shangai dhe në 11 qytete kryesore të vendit. Nuk dihet se kush qëndron prapa përpjekjeve për të mobilizuar protestuesit kinezë, por shumë nga mesazhet duket të jenë vendosur në internet nga jashtë vendit, ndoshta në faqe interneti të operuara nga disidentë kinezë në mërgim.

Autoritetet kineze i kanë kufizuar njoftimet e shtypit lidhur me trazirat politike që filluan në Tunizi, të njohura si “Revolucioni Jasmine” para se të përhapeshin në Egjipt dhe në mbarë Lindjen e Mesme. Në Kinë u bollokuan edhe kërkimet në Internet për protestat, apo për blogjet me këtë temë.

XS
SM
MD
LG