Lidhje

Autoritetet ruse lejojnë mbajtjen e një proteste kundër manipulimeve në zgjedhje


Autoritetet ruse lejojnë mbajtjen e një proteste kundër manipulimeve në zgjedhje
Autoritetet ruse lejojnë mbajtjen e një proteste kundër manipulimeve në zgjedhje

Autoritetet ruse kanë vendosur të lejojnë mbajtjen e një proteste masive kundër manipulimeve në zgjedhjet parlamentare.

Organizatorët e mitingut thanë sot se pritet që të mblidhen rreth 30 mijë protestues në demonstratën e nesërme, në një shesh pranë Kremlinit.

Njoftimi për mitingun vjen mbas shtypjes së një sërë demonstratash që u mbajtën në fillim të javës, mbasi partia Rusia e Bashkuar e kryeministrit Vladimir Putin fitoi zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Rusia e Bashkuar arriti me shumë vështirësi të mbante shumicën në dhomën e ulët të parlamemtit, por partitë e opozitës dhe vëzhguesit thonë se fitorja ishte e manipuluar.

Zoti Putin duket i vendosur që të fitojë zgjedhjet e Marsit, të cilat do t’a rikthenin atë në postin e preisdentit të Rusisë.

Ditën e djeshme ai sulmoi sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton për komente e saj rreth zgjedhjeve dhe protestave. Ai e akuzoi zonjën Klinton për nxitjen e protestave për të dobësuar Rusinë.

XS
SM
MD
LG