Lidhje

NATO shton presionin ndaj qeverisë libiane përmes sulmeve ajrore

  • Zëri Amerikës

NATO shton presionin ndaj qeverisë libiane përmes sulmeve ajrore

NATO shton presionin ndaj qeverisë libiane përmes sulmeve ajrore

NATO po e shton presionin ndaj qeverisë libiane, përmes sulmeve ajrore dhe operacioneve luftarake psikologjike. Komandanti Mike Bracken tha sot se NATO ka hedhur me avionë fletushka me mesazhe për trupat bensike të Muamar Kadafit, duke u kërkuar atyre “të kthehen tek barrakat dhe shtëpitë e tyre.”

Avionët e NATO-s qëlluan ndërtesat qeveritare në qendër të Tripolit, ndërsa zyrtarë rusë përgatiteshin të takonin përfaqësues të qeverisë libiane në Moskë. Objektiv i sulmeve ajrore ishte një ndërtesë që përdorej nga shërbimet e sigurisë së vendit, si dhe zyrat e agjencisë libiane kundër korrupsionit, të cilat u përfshinë nga flakët.

Ndërkohë që ndodhën bombardimet, Rusia i bëri thirrje Libisë të veprojsë sipas këkesave të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe t’i tërheqë forcat e armatosura nga rajonet e banuara nga civilët. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me përfaqësues të qeverisë së Muamar Kadafit në Moskë. Zoti Lavrov tha se zyrtarët libianë shprehën gadishmërinë të marrin në konsideratë planin e paqes të Bashkimit Afrikan, në se NATO i jep fund fushatës së bombardimeve.

XS
SM
MD
LG