Lidhje

Vëzhgimi i balenave në Australi


White Whale

White Whale

Një numër rekord balenash pritet të kalojnë përgjatë bregdetit lindor të Australisë në muajt e ardhshëm, gjatë migrimit vjetor nga Antarktida për në zonat tropikale të shumimit. Kompanitë që organizojnë vëzhgimin e rrugëtimit të balenave thonë se popullësia e balenave kurrizo është rritur në mënyrë të vazhdueshme në vitet e fundit, duke tërhequr një numër të madh të turistëve. Nga Sydney, njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Phil Mercer.

Përgjatë brigjeve të Sidneit është ora kulmore për të parë balenat kurrizo ndërsa pasagjerët hyjnë në bordin e një anije duke shpresuar për një pamje nga afër të gjitarëve masivë në kushte reale. Australia ka qenë në krye të përpjekjeve për të ruajtur balenat dhe për të ndaluar gjuetinë vjetore në Detin e Japonisë Jugore. Will Ford është drejtor i Whale Watching Sydney, një kompani turizmi që ndjek nga afër gjurmët e

“Një nga argumentat bazë kundër tregëtimit të balenave është se pikërisht ky vëzhgim i migrimit të tyre për t’u shumuar është shumë më fitimprurës dhe biznes i qëndrueshëm. Është një mërgim fantastik. Ato fillojnë në Oqeanin e Madh Jugor në Antarktikë, ku është zona e ushqyerjes gjatë verës dhe për dy ose tre muaj ato notojnë deri lart në tropik, duke përshkruar gati një të katërtën e perimetrit të Tokës. Gjëja më e cuditshme është se balenat nuk hanë gjatë gjithë kohës së migrimit, pra e bëjnë gjithë këtë rrugë praktikisht me stomakun bosh.”

“Kemi njoftime për një balenë të rrallë dhe beben e saj pranë portit të Sidneit. Do të mundohemi t’i gjejmë. Kemi gjithashtu njoftime për tre balena kurrizo që po shkojnë në veri dhe duhet të jenë tani diku në South Head.”

Ciceroni i turneut Jonas Liebschner thotë se cdo vit numri i balenave që mund të shihen gjatë këtij shtegëtimi është rritur me gati 10 përqind, shenjë që tregon se popullësia e rrezikuar e tyre po shtohet si rezultat i ndalimit të tregëtimit të balenave.

“Dy balena kurrizo në krahun e majtë dhe në fakt mendoj se janë nënë e bij që është dicka e pazakontë këtë periudhë të vitit. Ajo që bëjnë kurrizot është se shkojnë në veri për të lindur dhe për t’u shumuar, dhe kthehen me vogëlushët e tyre. Por në fakt duket se këtu e kemi një të vogël tashmë dhe në këtë rast duhet të qëndrojmë më larg tyre.”

Reporteri: “Eshtë një rast i vecantë për vizitorët në Australinë lindore të shohin këto kafshë fantastike kaq pranë.”

JL: “Balenat janë shumë të relaksuara në përgjithësi dhe ndodh që vijnë shumë pranë anijes. Kur ndodh kjo ne bëjmë zhurmë në anije duke përplasur këmbët. Dhe ndonjëherë duket sikur balenat i përgjigjen zhurmës. Ato luajnë bishtin ose bëjnë lëvizje të tjera. Pra mund të them se kam bashkëbiseduar me disa balena….po.”

Për ata që shkojnë në Sidnei, pamja e këtyre kafshëve massive të ujit mund të jetë një experience e rrallë.

“Kjo balenë është shumë e gëzuar duke kërcyer në ujë e duke tundur bishtin. Nuk kam parë asgjë më të mrekullueshme në jetën time”.

Migrimi i balenave vazhdon gjatë gushtit, para se ato të kthehen përsëri në zonat e Antarktikës.
XS
SM
MD
LG