Lidhje

Drejtori artistik i Balshoit sulmohet me acid


Drejtori artistik i trupës së baletit në teatrin e famshëm rus Balshoi, u plagos në një sulm me acid nga njerëz të panjohur mbrëmjen e djeshme.

Një zëdhënëse e teatrit Balshoi u tha gazetarëve se Sergei Filin ka disa plagë djegiesh me acid në fytyrë dhe sy, mbasi një peson i maskuar hodhi acid të koncentruar në drejtim të tij ndërsa ai kthehej në shtëpi mbrëmë.

Zëdhënësja tha se zoti Filin është në një prej spitaleve të Moskës ku mjekët po përpiqen që t’i shpëtojnë shikimin.

Ky është sulmi më i ashpër në serinë e sulmeve ndaj zotit Filin, ish balerin i teatrit Balshoi i cili siguroi detyrën e lakmuar të drejtorit artistik të trupës në vitin 2011. Gjatë muajve të kaluar ai ka marrë telefonata kërcënuese, makina e tij është dëmtuar, si dhe llogaria e tij në rrjetet sociale është vjedhur.

Hetuesit thonë se sulmet mund të jenë të lidhura me dinamikat e brendshme në teatrin Balshoi.
XS
SM
MD
LG