Lidhje

BB: Vendet në zhvillim të përgatiten


Evropa mund të përfshihet përsëri nga kriza financiare, paralajmëron Banka Botërore

Banka Botërore po u bën thirrje vendeve në zhvillim të përgatiten për mundësinë e problemeve të mëdha ekonomike në Evropë. Në raportin e e saj Perspektivat Ekonomike Globale, Banka Botërore këshillon këto vende të forcojnë pozitat fiskale dhe të zhvillojnë strategji afatmesme për të mbrojtur ekonomitë e tyre.

Ekonomitë e reja të tregut ndoshta e përballuan krizën financiare të 2008-s më mirë se vendet më të zhvilluara, por Banka Botërore paralajmëron se kriza mund të vijë përsëri.E

konomisti i lartë i bankës, Andrew Burns, thotë se çdo gjë është e mundur tani në Evropë.

"Edhe pse nuk e shohim si skenar bazë, sigurisht është e mundur që situata në Evropë të përkeqësohet mjaft. Dhe në qoftë se ndodh, kjo do të ketë ndikime shumë serioze për vendet në zhvillim."

Me kostot e huamarrjes ende në rritje në Spanjë dhe Itali, dhe me zgjedhjet në Greqi që mund ta ndryshojnë përgjithmonë Eurozonën – zoti Burns parashikon probleme.

Por ekonomisti Peter Morici thotë se problemet me të cilat përballet Greqia dhe Spanja janë shumë të ndryshme.

"Problemi i Spanjës është kriza bankare. Problemi i Greqisë është kriza qeveritare."

Sidoqoftë, thotë profesor Morici, kriza mund ta zhysë botën në recesion, duke tkurrur mjaft tregtinë dhe eksportet globale.

Banka Botërore thotë se vendet në zhvillim duhet të rritin produktivitetin dhe të nxitin zhvillimin e infrastrukturës, duke pakësuar borxhin.

"Ne sugjerojmë që vendet të përpiqen tani për të plotësuar rezervat që përdorën në vitet 2008 – 2009, që ta kalojnë me sukses krizën".

Pavarësisht nga këshillat për kujdes, zoti Burns është optimist për një rigjallërim të plotë global, që do të kryesohet nga ekonomitë e reja në Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën nënsahariane.

XS
SM
MD
LG