Lidhje

Ngrihen padi në lidhje me sulmet e Brukselit


Prokurorët belgë ngritën padi kundër katër individëve të tjerë sot, lidhur me shpërthimet vdekjeprurëse në Bruksel më 22 mars, nga të cilat gjetën vdekjen 32 vetë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Të pandehurit, të identifikuar si Mohamed Abrini, Osama K., Herve B. M. dhe Bilal E. M. akuzohen se kanë marrë pjesë në akte terroriste, vrasëse dhe në aktivitetet e një grupi terrorist lidhur me sulmet në aeroportin e Brukselit dhe sistemin e metrosë.

Dy persona të tjerë, të arrestuar këtë javë, janë liruar “pas një hetimi të hollësishëm,” thuhej në një deklaratë të prokurorisë.

Më herët sot, policia arrestoi të gjashtin person lidhur me shpërthimet e marsit.

Dje, në një seri operacionesh, policia belge arrestoi pesë vetë, përfshirë Mohamed Abrinin, i cili dyshohet si një ndër autorët e sulmeve në aeroport dhe metronë e qytetit.

Autoritetet belge po përpiqen të konfirmojnë nëse 31-vjeçari Abrini, shtetas belg me origjinë marokene, është personi misterioz, i cili shihej në videon e regjistruar në aeroport para shpërthimit, me një kapele në kokë, por që nuk ishte identifikuar nga autoritetet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG