Lidhje

Berisha, objektivat e Agjencisë së Investimeve dhe Zhvillimit

  • Zëri Amerikës

Berisha, objektivat e Agjencisë së Investimeve dhe Zhvillimit

Berisha, objektivat e Agjencisë së Investimeve dhe Zhvillimit

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha prezantoi objektivat e Agjencisë së Investimeve dhe Zhvillimit, strukturës së re të krijuar për nxitjen e investimeve të huaja dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Agjencia e re e cila do te drejtohet nga Eneida Guria ka një bord, në të cilin përfaqësohen, përvec kryeministrit, edhe pesë ministra si dhe katër përfaqësues të biznesit shqiptar. Kjo agjenci e cila zëvendëson Albinvestin, e krijuar në vitin 2000, nuk do të ketë për detyrë vetëm nxitjen e investimeve të huaja por edhe do të mbështesë në mënyrë të drejtpërdrejtë këto investime vecanërisht në fazën e realizimit të procedurave burokratike.

Ajo do të përbëhet nga tre qendra, njëra për Investimet dhe nxitjen e investitorëve të huaj, një tjetër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe eksportet shqiptare dhe një tjetër për Ndërmjetësimin dhe Inovacionin.

Sipas kryeministrit Berisha kjo strukturë e rë do të bëjë cdo gjë për të arritur objektivat e qeverisë që në 2017 Shqipëria të renditet ndër vendet e zhvilluara.

XS
SM
MD
LG