Lidhje

Berluskoni, ndryshime planit të shkurtimeve financiare


Italian Premier Silvio Berluconi talks to journalists during a press conference at the end of a Cabinet Ministers meeting on the approval of the new austerity measures, in Rome, August 12, 2011
Italian Premier Silvio Berluconi talks to journalists during a press conference at the end of a Cabinet Ministers meeting on the approval of the new austerity measures, in Rome, August 12, 2011

Kryeministri italian Silvio Berluskoni pranoi t’i bëjë ndryshime planit të shkurtimeve financiare prej 65 miliard dollarësh. Kjo është përpjekja e tretë gjatë disa javëve të fundit për të balancuar buxhetin e vendit.

Plani i ri i njoftuar dje, përfshin masa kundër shmangies së tatimit mbi pronën dhe shtyrjen e daljes në pension për një pjesë të italianëve. Pak hollësi janë njoftuar se si do të funksionojnë këto masa shtrënguese.

Plani i ri nuk përfshin disa propozime të mëparshme që parashikonin shkurtime fondesh për pushtetin vendor. Hiqet gjithashtu propozimi për një taksë të veçantë ndaj njerëzve me të ardhura të larta.

Parlamenti kthehet nga pushimet javën e ardhshme dhe do të fillojë të shqyrtojë propozimet. Senati pritet ta hedhë në votë planin nga mesi i shtatorit.

XS
SM
MD
LG