Lidhje

Biblioteka Herskovits - koleksioni më i madh i objekteve me prejardhje afrikane


Biblioteka Herskovits - koleksioni më i madh i objekteve me prejardhje afrikane
Biblioteka Herskovits - koleksioni më i madh i objekteve me prejardhje afrikane

Tre vjet më parë Biblioteka Herskovits e Studimeve Afrikane në Universitetin Northwestern në Evanston të Ilinoit, nisi një projekt për të grumbulluar dhe kategorizuar qindra artifakte dhe artikuj të publikuar në lidhje me Presidentin Barak Obama, të cilat vijnë nga e gjithë Afrika. Biblioteka vazhdon të mbledhë artikuj çdo ditë, dhe është më e madhje e llojit të saj në botë. Por krahas koleksionit të Presidentit Obama, një tjetër koleksion ka marrë jetë në bibliotekë; bëhet fjalë për koleksionin e artikujve të Kampionatit Botëror.

Teksa përqindja e mbështetjes së tij në SHBA mund të jetë në rënie, Presidenti Barak Obama- babai i të cilit ishte nga Kenia- mbetet popullor në Afrikë.

“Afrikanët i kanë sytë tek ajo çka përfaqëson Obama, tek ndryshimi dhe shpresa. Besoj se shumë afrikanë janë ende të përqëndruar në këtë premtim, ndonëse ne këtu në SHBA, mund të mos besojmë si më parë,” thotë David Easterbrook, kurator i koleksionit “Afrika Responds to Obama”, në Bibliotekën Herskovits, të studimeve afrikane në uiversitetin Northwestern. Biblioteka, e themeluar nga antropologu Melivlle Herskovits, është më e madhja për studimet afrikane në botë. Easterbrook nisi të koleksiononte objekte që kishin lidhje me Obamën, në një udhëtim në Afrikë, në vitin 2007, periudhë kur Senatori Obama kandidonte për president.

“Kuptova se Obama si kandidat për president ishte lajm i madh në Afrikë, dhe vendosa që të mblidhja çdo shkrim apo artikull të bërë në Afrikë për të, për mënyrën se si afrikanët reaguan ndaj kandidaturës së Obamës.”

Koleksioni filloi me gazeta dhe materiale të shtypura. Mbas zgjedhjeve të 2008, në të përfshiheshin më shumë se 500 materiale për zotin Obama. mes tyre- një birrë e prodhuar në nder të tij, disa artikuj veshmbathjeje, piktura nga artistë afrikanë dhe një libër i rrallë për t’u gjetur, i vitit 1955, me autor babain e presidentit Obama.

“Ai shkroi një libër të vogël me 60, 70 faqe i cili ishte i përqëndruar në kenianët e grupit etnik Luo, që po mëronin të shkruanin e të lexonin. Ai e shkroi librin në gjunën Luo si pjesë e këtij proçesi. Morëm një kopje të librit pak pas botimit dhe që atëherë ka qenë në bibliotekë”.

Easterbook dhe stafi i tij vazhdojnë të krijojnë kontakte të reja në Afrikë, që biblioteka të pasurohet edhe e materiale të tjera. Këto kontakte kanë ndihmuar për hapjen e një tjetër koleksioni në bibliotekë, i cili po shtohet po aq shpejt sa koleksioni i Obamës.

Objektet e Kupës së Botës 2010, si vuvuzelat e famshme që buçasin në stadiumet e Afrikës së Jugut, tregojnë krenarinë e kontinentit që organzoi një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë.

“Mandati ynë është që të mbledhim çdo gjë që ka lidhje me Afrikën, dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme. Është hera e parë që Kupa e Botës mbahet në tokën afrikane. Futbolli është mjaft i përhapur në Afrikë. Është një lojë që kushdo mund ta luajë”.

Esmeralda Kale është specialiste e koleksioneve afrikane në Bibliotekën Herskovits. Ajo merret me kategorizimin e objekteve të Kampionatit të Futbollit, që janë po aq të larmishme sa dhe kontinenti nga ato vijnë.

Vetë zonja Kale është me origjinë nga Kameruni i cili përfaqësohet në këtë kolekison, së bashku me sendet që kanë lidhje me skuadrat që janë në finale.

Madje dhe mbas përfundimit të Kupës së Botës, koleksioni nuk do të përfundojë. Numri i artifakteve nga Kupa e Botës që vijnë në Bibliotekë është shtuar ditët e fudit, dhe Kale pret që kjo prirje të vazhdojë dhe për disa muaj të ardhshëm.

Disa prej sendeve të Kupës së Botës janë aktualisht të ekspozuara në një sallë të bibliotekës në qytetin studentor të Northwesternit.

Një ekspozitë publike e koleksionit me titull “Afrika Reagon ndaj Obamës” është planifikuar nga fundi i këtij viti.


XS
SM
MD
LG