Lidhje

Bien ndjeshëm tregjet e aksioneve në Evropë dhe Azi

  • Zëri Amerikës

Bien ndjeshëm tregjet e aksioneve në Evropë dhe Azi

Bien ndjeshëm tregjet e aksioneve në Evropë dhe Azi

Tregjet e aksioneve ranë sot ndjeshëm në Evropë dhe Azi pas raporteve ekonomike shkurajuese në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, dy nga ekonomitë më të mëdha të botës.

Disa indekse evropiane ranë mbi 3 për qind, ndërsa indeksi DAX i Gjermanisë u mbyll me një rënie prej 5.3 për qind. Indeksi në Hong Kong ra gati 3 përqind. Tregjet amerikane janë të mbyllura sot për festën e Ditës së Punës.

Analistët thonë se shitjet e aksioneve janë reflektim i raportit të departamentit amerikan të punës që tregoi se papunësia mbeti e pandryshuar. Shifrat shtuan shqetësimet se Shtetet e Bashkuara mund të zhyten përsëri në recesion.

XS
SM
MD
LG