Lidhje

Botërori 2010, shuhet ëndrra e Italisë, kualifikohet Sllovakia dhe Paraguaji


Botërori 2010, shuhet ëndrra e Italisë, kualifikohet Sllovakia dhe Paraguaji
Botërori 2010, shuhet ëndrra e Italisë, kualifikohet Sllovakia dhe Paraguaji

Ndeshjet në grupin F kualifikuan Sllovakinë dhe Paraguajin për në fazën e dytë. Në ndeshjen me Italinë në Johanesburg, Sllovakia fitoi 3 me 2 duke hyrë në gjashtëmbështjetëshe.

Si Italia, kampione e botës në 2006, edhe Franca kampionja e mëparshme u skualifikuan në raundin e parë të kampionatit. Ndeshja Paraguaj-Zelanda e Re përfundoi 0 me 0. Paraguajit i mjaftonte barazimi por ekipi luajti me shumë kujdes për të mos rrezikuar.

Në grupit E: Hollanda fitoi 2 me 1 ndaj Kamerunit dhe Danimarka u mund nga Japonia me rezultatin 3 me 1. Fitueset e grupit F, Sllovakia dhe Paraguaji do të ndeshen me fitueset e grupit E. Të hënën, në raundin e parë të eliminatoreve, Sllovakia luan kundër Hollandës dhe të martën zhvillohet ndeshja Japoni-Paraguaj.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG