Lidhje

Dejvid Kameron, kryeministër i ri i Britanisë

  • Selah Hennesy

Dejvid Kameron, kryeministër i ri i Britanisë

Dejvid Kameron, kryeministër i ri i Britanisë

Mbretëresha Elizabeth emëroi udhëheqësin konservator David Cameron në postin e kryeministrit duke filluar që nga mbremja e së martës. Ai po formon një koalicion qeverisës me partinë liberal demokrate që është e treta për nga madhesia në Britani, duke i dhene fund qeverisjes 13 vjeçare nga udhëheqja laburiste.

Duke folur nga banesa e tij e re në 10 Downing Street, zoti Cameron tha se rruga përpara nuk do të jetë e lehtë.

Do të jetë një punë e veshtirë dhe koalicioni do të sjellë me vete shumë sfida por besoj se sëbashku ne mund të ofrojmë atë qeveri të fuqishme dhe të qendrueshme që ka nevojë vendi ynë.

Zoti Cameron tha se deshironte një koalicion të duhur dhe të plotë për të trajtuar defiçitin financiar të vendit, problemet sociale si dhe problemet në sistemin politik.

Kryeministri në largim Gordon Brown i paraqiti dorëheqjen mbretëreshës më herët të martën. Para se të largohej nga rezidenca kryeministrore me gruan dhe dy femijët e tij, zoti Brown tha se e kishte dashuruar shumë punën e tij.

Duke patur parasyshë shumë sfida brenda disa viteve të shkurtëra..sfida si kriza financiare globale...gjithnjë jam munduar për të sherbyer, për të bërë më të mirën në interes të Britanisë, vlerave të vendit dhe popullit.

Dorëheqja e papritur e zotit Brown i jep fund trazirave politike në Britani. Zgjedhjet e përgjithshme javën e kaluar u dhanë konservatorëve shumicën e votave por jo shumicën e duhur për të formuar një qeveri e vetme. Që nga ajo kohë, konservatorët dhe laburistët u munduan të negocionin një koalicion qeverisës me partinë e tretë të vendit për të marrë pushtetin.

Pala e tretë në mes, liberal demokratët, ranë dakord të mbështesnin konservatorët duke u dhenë fund shpresave që mund të kishte patur partia laburiste për të ruajtur pushtetin.

Deri tani nuk ka detaje të hollësishme rreth qeverisë së re. Tony Travers nga Shkolla Londineze për Ekonominë tha se ngjarjet e javës së kaluar janë shumë të rralla në Britani.

Ky është një fillim i ri. Zakonisht ne nuk kemi qeveri koalicioni apo diçka të tillë. Kjo do të kerkojë shumë punë. Tani ata kanë pushtetin dhe do të detyrohen që ta bëjnë kete koalicion që të funksionojë, të paktën për pak kohë.

Konservatorët dhe liberal demokratët kanë mospërputhje në një numër të madh politikash te rendësishme, përfshi imigrancionin, Bashkimin Evropian dhe ekonominë.

43 vjeçari David Cameron do të jetë kryeministri më i ri i Britanisë në 200 vjet.

XS
SM
MD
LG