Lidhje

Britania pret foshnjen mbretërore


kate
kate

Fëmija e Princit William dhe Princeshës Catherine, zyrtarisht Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, është i treti në radhë për fronin birtanik

Gjithë Britania po pret me padurim lindjen e foshnjës mbretërore, fëmija e Princit William dhe Princeshës Catherine, zyrtarisht Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Familja mbretërore nuk ka bërë komente për datën e saktë kur pritet të lindë trashgimtari ose trashëgimtarja e familjes, por kjo nuk i ka penguar admiruesit të mblidhen para spitalit St. Mary, ku kanë lindur edhe Prince William dhe Prince Harry, për të pritur lindjen e fëmijës që do të jetë i treti në radhë për fronin mbretëror.

Dhe me ndryshimin e rregullave të trashëgimit të fronit, në tetor 2011, anëtari i ri i familjes mbretërore do të jetë i treti në radhë pavarësisht nëse është djalë ose vajzë. Para këtij ndryshimi djemtë kishin gjithmonë përparësi dhe Elizabeth u bë mbretëreshë vetëm sepse nuk kishte vëlla.

Shtatzania e Kate Middletonit, siç vazhdon të njihet Dukesha, është bërë një temë e zakonshme bisede edhe mes atyre që presin të bëhen nëna rreth të njëjtës kohë. Por ardhja në jetë e foshnjës mbretërore nuk është vetëm objekt kurioziteti dhe tërheqjeje. Akademikët vlerësojnë se kjo lindje mund të rrisë me gjysmë miliardi ekonominë përmes festimeve dhe shitjeve të paisjeve me temë foshnjën mbretërore.

Një studim i fundit i Qendrës për Studime për Shitjet arrin në përfundimin se foshnja mbretërore do të jetë një mundësi tjetër e mirë për biznesin britanik, një vit pas jubilesë së diamantë së Mbretëreshës Elizabeth dhe dy vjet pas martesës së Princit William dhe Princeshës Kate.

Po ashtu ka pasur një shpërthim të basteve lidhur me gjininë e fëmijës, si edhe me emrin. Nëse është vajzë, emrat e preferuar janë Diana dhe Elizabeth, ndërsa për një djalë George. Megjithëse ka akoma të panjohura për lindjen që pritet këto ditë, atmosfera e krijuar është ajo e karnavaleve.
XS
SM
MD
LG