Lidhje

Britania voton

  • Luis Ramirez

Imigracioni, sovraniteti, siguria dhe e ardhmja ekonomike e Britanisë janë sot në mendjet e votuesve në referendumin historik që do të përcaktojë nëse vendi do të qëndrojë apo jo në Bashkimin Evropian. Kryeministri David Cameron dhe kundërshtarë të tjerë të largimit nga BE-ja thonë se ekonomia britanike do të dëmtohet rëndë nëse largohet nga blloku prej 28 vendesh.

Për disa që u përballën me shiun në Londër sot herët në mëngjes, vota që do të hidhnin lidhej nnë fund të fundit me idealin e paqes mbi të cilin u krijua BE-ja.

"Ne jetojmë në një botë shumë globale, shumë të ndërlidhur. Mendoj se do të krijonte një përshtypje të keqe në se vendosim të tërhiqemi nga përgjegjësitë tona si vend. Shpresoj se do të qëndrojmë dhe do të përpiqemi ta bëjmë BE-në një vend më të mirë dhe të kontribuojmë për një botë më tolerante, më të pranueshme dhe më të hapur."

Ndërsa votuesit shkonin në qendrat e votimit, anketat e opinionit tregojnë se të dyja palët janë mbërthyer në një garë të fortë.

Udhëheqësi i partisë për pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar, Nigel Farage (Najgël Ferazh) tha se shpreson që britanikët do të votojnë pro largimit.

"Mendoj se kemi një shans vërtet të mirë”, tha ai.

Pjesëmarrja në referendum pritet të jetë e lartë. Fushata dy-mujore u përqëndrua tek imigracioni, një çështje shumë e ndeshme dhe përçarëse në një vend ku niveli i imigracionit është dyfishuar që nga viti 2000.

Kryeministri David Cameron ka bërë thirrje që Britania të qëndrojë në BE. Udhëheqësi britanik e hodhi votën pranë selisë së tij.

Kryeministri Cameron dhe kundërshtarë të tjerë të largimit nga BE-ja thonë se ekonomia britanike do të dëmtohet rëndë nëse largohet nga blloku me 28 anëtarë.

Analistët besojnë se e ardhmja politike e zotit Cameron do të varet nga rezultati i votimit. Referendumi mbahet pasi kryeministri nuk arriti në muajin shkurt të sigurojë një marrëveshje me BE-në për të kufizuar përfitimet për imigrantët dhe rregullore të tjera.

Anketat tregojnë se fushata “Largohu” humbi një farë mbështetjeje pas vrasjes më 16 qershor të ligjvënëses Jo Cox. Vrasja që dyshohet të jetë bërë nga një ekstremist i djathtë me probleme mendore, bëri që fushatat të ndërpriteshin përkohësisht nga të dyja palët dhe që shumë votues të reflektonin.

XS
SM
MD
LG