Lidhje

Senati miraton një projekt-buxhet të kufizuar


Senati amerikan miratoi një buxhet të kufizuar dy vjeçar për të kapërcyer kërcënimin e një mbylljeje tjetër të qeverisë federale dhe duke eliminuar disa shkurtime të rënda buxhetore.

Nëntë senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve në Senat për të miratuar propozimin me 64 vota pro dhe 36 kundër.

Marrëveshja u miratua me shumicë dërrmuese javën e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe tani do t’i dërgohet Presidentit Barak Obama.

Shtëpia e Bardhë e mbështet projekt-ligjin dhe firma e zotit Obama në dokument është e garantuar.

Gjatë tre vjetëve të fundit, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët ka pasur përplasje të vazhdueshme me Presidentin Obama lidhur me shpenzimet buxhetore. Kjo ka çuar në një numër problemesh, përfshirë mbylljen 16 ditëshe të qeverisë federale në tetor.
XS
SM
MD
LG