Lidhje

Parlamenti diskutoi ligjin për miradministrim të doganave


Komisioni Parlamentar i Ekonomisë projektligjin për marrëveshjen e asistencës së shërbimit doganor, përmes të cilit kompania britanike Crown Agents pritet të ndihmojë Shqipërinë në këtë fushë. Ministri i financave, Shkëlqim Cani, u tha deputetëve se qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është lufta kundër korrupsionit dhe rritja e të ardhurave doganore përmes trajtimit të barabartë të bizneseve. “Transparenca e këtij projekti - tha ai - nis nga transparenca për kontratën me britanikët, e cila nuk është mbyllur akoma”.

Menaxhimi i doganave
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:31 0:00

Qeveria shqiptare beson se nga bashkëpunimi me kompaninë britanike të ardhurat nga doganat do të rriten 90 milionë në vit. Kompania në fjalë do të marrë 8.5 milionë euro në dy vjet dhe nëse nuk përmbush objektivat do të paguhet 25 për qind më pak. Ministri Cani tha se numri i kontrolleve në dogana do të jetë më i lartë, ndërsa kompania britanike do të modernizojë doganat dhe do të mësojë doganierët me rregullat bashkëkohore.

Por opozita e sheh me dyshim këtë marrëveshje me kompaninë “Crown Agents”, sepse ajo u zgjodh drejtpërdrejt nga qeveria dhe jo konkurrimi i hapur e transparent. Ish- ministri i financave, Ridvan Bode, tha se marrëveshja e Shqipërisë me kompaninë Crown Agents për menaxhimin e doganave është një ligj i paprecedent, pa tender publik, që provokon opinionin qytetar dhe opozitën me shkeljet që janë bërë. Zoti Bode tha se qeveria po ndjek procedura korruptive, jotransparente dhe antiligjore. Sipas tij, qeveria mund të hartonte rregullisht një kontratë konsulence për nevoja urgjente, por ajo e kalon ligjin nga parlamenti për të shmangur konkurrimin e hapur me tender pasi ka caktuar kompaninë që dëshiron, ndërkohë që doganat mbështeten nga Bashkimi Europian.

Megjithë shumicën e mjaftueshme të votave, debatet e qeverisë dhe opozitës për këtë projekt-ligj ishin mjaft të forta edhe në komisionin parlamentar të ligjeve edhe në këtë të ekonomisë. Qeveria e ka përfunduar tashmë kontratën me kompaninë Crown Agents për të bashkëpunuar në mbarëvajtjen e doganave shqiptare, ndërsa opozita thekson shkeljet që kjo kompani ka bërë në vende të tjera, dhe që janë raportuar nga organizma të njohura financiare botërore. Luftën ndaj korrupsionit të dyja palët e diskutojnë nga këndvështrime të kundërta dhe plot dyshime ndaj rivalëve të tyre politikë.

XS
SM
MD
LG