Lidhje

Kina rithekson kundërshtimin ndaj dhënies së Nobelit aktivistit Liu Shiao Bo


Kina rithekson kundërshtimin ndaj dhënies së Nobelit aktivistit Liu Shiao Bo
Kina rithekson kundërshtimin ndaj dhënies së Nobelit aktivistit Liu Shiao Bo

Kina tha se vendimi për t’i dhënë çmimin Nobel të Paqes një disidenti të burgosur është njësoj si të bësh thirrje për të nxitur krimin në këtë vend. Komentet e sotme të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Kinës, janë të fundit në kuadrin e një fushate ndaj dhënies javën e kaluar të çmimit Nobel aktivisitit pro-demokracisë Liu Shiao Bo.

Disa vende i kanë bërë thirrje Kinës ta lirojë zotin Liu, i cili po vuan dënimin me 11 vjet heqje lire nën akuzat për nxitje të subversionit. Zëdhënësi kinez nuk dha ndonjë shenjë kompromisi sot gjatë konferencës së shtypit. Ai tha se çmimi është i barasvlershëm me nxitjen e krimit në Kinë dhe përbën një shkelje të sovranitetit juridik të vendit.

XS
SM
MD
LG