Lidhje

Gazeta kineze kritikon Pres.Obama para vizitës së tij


Mbeten vetëm pak ditë para udhëtimit të Presidentit Obama në Kinë për një takim rajonal. Ndërkohë gazeta e rëndësishme kineze, Global Times, e kontrolluar nga shteti, e ka akuzuar Presidentin Obama për udhëheqje të dobët dhe joefektive.

Artikulli u botua disa vetëm orë para se të dilnin rezultatet e zgjedhjeve, ku Partia Demokrate e Presidentit Obama humbi kontrollin e Senatit, duke u siguruar republikanëve kontrollin e të dyja dhomave në Kongres.

Gazeta, e cila boton shpesh artikuj redaksionalë me pikëpamjet e Partisë Komuniste të Kinës, tha se zoti Obama nuk kishte përmbushur shpresat e përkrahësve të tij.

Presidenti Obama do të shkojë në Pekin javën e ardhshme për një takim të Forumit Ekonomik të Azi-Paqësorit, ku pritet të zhvillojë bisedime kokë-më-kokë me Presidentin kinez Xi Jinping.

XS
SM
MD
LG