Lidhje

SHBA, shtohet numri i turistëve kinezë

  • Elizabeth Lee

Vitet e fundit, ka pasur një rritje dramatike të numrit të turistëve që vijnë nga Kina në Shtetet e Bashkuara. Prania e tyre ka ndihmuar ekonomitë vendore, ndërsa bizneset tregtare presin që kjo prirje të vazhdojë.

Vizitorët në Los Angeles do të gjejnë studio filmi të panumërta, yje në bulevardin Walk of Fame, dhe një rrjedhë të vazhdueshme të turistëve kinezë.

"Los Angeles, është qyteti ku vijnë më shumë kinezë se në çdo qytet tjetër në Shtetet e Bashkuara", thotë Mark Liberman i shoqatës së Turizmit në Los Angeles thotë se ka pasur një rritje konstante në numrin e turistëve kinezë që vizitojnë Los Angelesin. Ata gjithashtu vizitojnë qytete si San Francisko, Nju Jork dhe Uashington Më shumë se një milion turistë kinezë vizituan Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, thotë ekonomisti Ferdinando Guerra.

"Është një rritje gati 40 për qind nga viti 2010 - 2011."

Agjencia turistike Shine, me bazë në Los Angeles për shembull, ka parë një rritje pothuajse 30 për qind këtë vit të turistëve nga Kina, thotë presidenti i kompanisë Joseph Chi.

"Të gjithë vizitorët nga Kina, mendonjnë se Shtetet e Bashkuara janë vendi që ata kanë ëndërruar për të vizituar."

Rritja e klasës së mesme të Kinës do të thotë se më shumë kinezë mund të udhëtojnë jashtë shtetit. Liu Wei Yie erdhi me një grup vizitorësh në SHBA

"Amerika është themeluar me një frymë të pavarësisë dhe konkurrencës. Unë kërkova për të ardhur dhe për t'a parë këtë me sytë e mi.”

Numri i turistëve kineze është rritur vazhdimisht, por veçanërisht këtë vit për shkak se qeveria amerikane e ka bërë më të efektshëm procesin e aplikimit për vizë, thotë Steven Chou i Universal Studios në Hollywood.

"Ne jemi në kërkim të mënyrave për të shtuar përvojën e mikëpritjes së vizitorëve kinezë."

Në Universal Studios, ka një program vizitash me shoqërues Mandarin-folës të punësuar, dhe harta e parqe me tabela në kinezisht. Gjithashtu ka restorante që shërbejnë edhe ushqim kinez.

Shumë prej klientëve në dyqanin e hotelit në Rodeo Drive, i famshëm për mallrat luksoze, janë kinezë, thotë Administratori i Përgjithshëm Hermann Elger.

"Partnerët tanë na tregojnë se turistët kinezë janë segmenti më i madh i blerësve të këtij viti."

Kinezët shpenzojnë më shumë se dyfishi i një vizitori tjetër të huaj në Kaliforni.

Turistët kinezë janë duke kontribuar me miliarda dollarë në ekonominë amerikane e cila përkthehet në më shumë vende pune. Numri i turistëve nga Kina pritet të dyfishohet deri në vitin 2016.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG