Lidhje

Tiranë, ekspertët komentojnë për rëndësinë e drejtësisë


Ekonomia shqiptare dhe integrimi europian i saj po përballen me disa sfida jo të lehta gjatë vitit të ri, për të kapur rezultate bindëse për Europën.

Studiuesit e kësaj fushe, mendojnë që, në këtë periudhë, reformimi i drejtësisë është më i rëndësishëm se sa vetë zhvillimi ekonomik.

Ekespertët për reformën në drejtësi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:56 0:00

Bashkimi Europian u shpreh në dhjetor që duhet pritur ende për të parë rezultate konkrete nga reformat në Shqipëri, vecanërisht nga reforma në drejtësi dhe ligji i vetingut.

Komisioni Europian është gati të rekomandojë në një raport joperiodik të pazakonshëm hapjen e negociatave me Tiranën sapo të shihen rezultatet e para konkrete nga Shqipëria në reformimin e sistemit gjyqësor.

Studiuesit mendojnë që, në këtë fazë të zhvillimit të vendit, drejtësia është më e rëndësishme se sa ekonomia, ku ka disa arritje në qëndrueshmërinë makro-ekonomike.

Por reforma gjyqësore është vetëm hapi i parë për të shëndoshur ekonominë, e cila është ende shumë prapa asaj europiane.

Ekspertët pohojnë se BE nuk është aq strikte, sa i përket ekonomisë, mjafton të ndërtojë tregun e lirë dhe t'i bëjë ballë konkurrencës, por lufta ndaj kriminalitetit është një nga pesë detyrat parësore të integrimit.

BE kërkon një reformë bindëse në sistemin e drejtësisë shqiptare, sepse aty e ka burimin edhe një ekonomi e shëndetshme.

Komisioni Europian ka vlerësuar se Shqipëria ka ecur sa për të mbërritur deri te negociatat, por ritmi i reformave duhet mbajtur dhe rezultate konkrete nevojitet të bëhen të dukshme sa më shpejt.

Studiuesit besojnë që për vitin 2017 duhet patur kujdes me zgjedhjet, që vendi të mos hyjë në aventura ekonomike, por të bëhet sa më i besueshëm për të tërhequr investime të huaja, sepse vetëm ato po e sjellin rritjen ekonomike.

Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për zgjedhje, viti 2017 është plot me ngjarje të rëndësishme europiane, që e shtyjnë më tutje planin e integrimit të Ballkanit perëndimor; zgjedhjet në Francë dhe Gjermani - ku ka zëra kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, ndërsa në mars Britania nis bisedimet për daljen nga BE.

XS
SM
MD
LG