Lidhje

Çështja e emaileve të zonjës Clinton në Kongres


Në Kongresin amerikan po zhvillohet një seancë dëgjimore, ku ligjvënës të zemëruar republikanë po kërkojnë përgjigje nga drejtori i FBI-së James Comey rreth hetimeve për çështjen e përdorimit të serverave privatë për punë zyrtare nga kandidatja demokrate Hillary Clinton, kur ajo ishte sekretare e shtetit.

Ata po e pyesin shefin e FBI-së se si ka mundësi që, nga njëra anë ai arriti në përfundimin se zonja Clinton u tregua "jashtëzakonisht e pakujdesshme "në trajtimin e materialit të klasifikuar në emaile e megjithatë vendosi të mos rekomandojë ngritjen e akuzave ndaj saj.

Dy ditë më parë, Drejtori i FBI deklaroi se nuk ekzistonin prova që tregojnë se zonja Clinton është përpjekur në mënyrë të qartë dhe me dashje të shkelë ligjet amerikane, duke përdorur serverat private të emailit të instaluara në shtëpinë e saj në New York, në vend që të përdorte serverat qeveritarë kur ishte diplomatja më e lartë e vendit nga 2009 deri në 2013.

Dje, Prokurorja e Përgjithshme Loretta Lynch pranoi rekomandimin e zotit Comey për të mbyllur çështjen pa ndonjë akuzë kundër zonjës Clinton.

Ligjvënësit republikanë e kanë kritikuar ashpër përfundimin e arritur nga zoti Comey për të mos rekomanduar ndjekje penale për zonjën Clinton.

XS
SM
MD
LG