Lidhje

Presidenti i Qipros premton hetim të drejtë


Presidenti i Qipros tha se askush, as anëtarët e familjes së tij nuk do të kenë imunitet nga një hetim i ri mbi shkeljet e dyshuara të kryera në ditët përpara se vendi të merrte paketën e ndihmës prej 13 miliardë dollarësh.

Nicos Anastasiades tha sot se një komision hetimor që do të fillojë nga puna këtë javë duhet “të hetojë çdo gjë” që lidhet me të dhe me të afërmit e tij.

Sipas kushteve të marrëveshjes së shpëtimit, depozituesit më të mëdhenj në dy bankat më të mëdha të vendit, Bankën e Qipros dhe atë të Laikit, mund të humbasin deri në 60 përqind të depozitave të tyre. Por gazeta qipriote Haravgi njoftoi se në mes të marsit një kompani në pronësi të të afërmve të presidentit transferoi gati 27 milionë dollarë në Londër.

Sipas gazetës kjo ndodhi vetëm disa ditë para se huadhënësit ndërkombëtar të arrinin një marrëveshje me qeverinë qipriote për të konfiskuar paratë nga të gjitha llogaritë bankare të ishullit mesdhetar. Kjo më vonë u ndryshua për të përfshirë vetëm llogaritë që ishin mbi 130 mijë dollarë.
XS
SM
MD
LG