Lidhje

Darius Rucker me albumin e ri “True Believers”


Pesë vite me parë, Darius Rucker u largua përkohësisht nga grupi i muzikës rock Hootie & the Blowfish për t’u përqëndruar në karrierën e tij solo në muzikën kantri. Kohët e fundit, “True Believers” u bë albumi i tretë rradhazi i këngëtarit Darius Rucker, që arriti vendin e parë për renditjen e albumeve të muzikës country. Ai thotë që kënga e cila mban edhe titullin e albumit është kënga më personale e këtij koleksioni.

please wait

No media source currently available

0:00 0:06:53 0:00
Direct link

Darius Rucker bashkëpunoi me producentin e tij Frank Rogers dhe kompozitorë të tjerë për më shumë se 60 këngë, para se të zgjidhte 12 këngët e albumit.

“Gjëja më e rëndësishme kësaj rradhe ishin këngët. Ky është albumi më i rëndësishëm i karrierës time. Ky album ose do të më shndërrojë në një yll të muzikës country, ose pas këtij do të mbetem një këngëtar i thjeshtë. Mendoj që është me të vërtetë aq e thjeshtë, kështu që ishim koshientë që duhej të krijonim diçka të veçantë. Duhej të kishim këngë që do të na lidhnin me dëgjuesit, në mënyrë që ata të donin t’i dëgjonin këngët disa herë, dhe që të dëshironin t’i blinin. Kështu që, punuan shumë për këtë album.

Kënga e dytë nga albumi “True Believers” ishte “Wagon Wheel,” një ri-interpretim i një kënge të zhanerit bluegrass, e cila është kënduar fillimisht nga Old Crow Medicine Show. Versioni i Rucker-it arriti në majë të renditjes Country Airplay, dhe videoja e kësaj kënge po i afrohet 10 milion shikimeve në YouTube. Darius Rucker i bashkohet Ray Charles dhe Charley Pride, duke u bërë artisti Afrikano-Amerikan i tretë që arrin majën e kësaj renditjeje.

Në vitin 2008, Rucker nxorri në treg albumin e parë të tij solo “Learn to Live,” me të cilin ai fitoi çmimin Artisti i Ri më i Mirë nga Shoqata e Muzikës Country. Vitin e shkuar, ai mori pjesë në Grand Ole Opry, koncertin e famshëm në qytetin e Nashville. Edhe pse Nashville dhe muzika country e kanë mirëpritur punën e tij, 47 vjeçari thotë që ai ka ende shumë për punuar.

Mendoj që me dy albumet e parë, sidomos me të parin, doja që t’u tregoja njerëzve se sa shumë e dua muzikën. Dhe pastaj albumi i dytë, (producenti) Frank (Rogers) dhe unë u thamë njëri-tjetrit që të vijonim ku e kishim lënë me albumin e parë. Nuk po përpiqesha të krijoja diçka të re. Por gjithçka ishtë ndryshe me këtë album. ...Nuk mendova që më duhej të bazohesha tek muzika ime e mëparshme. Nëpërmjet albumit të tretë, ndjeva që më duhej t’u tregoja të gjithëve se ne mund të krijonim një album të mrekullueshëm.

Darius Rucker tani po interpreton gjatë turneut të tij të parë solo, për “True Believers.” Në gusht, ai do të ribashkohet me grupin Hootie & the Blowfish në qytetin Charleston, të Karolinës së Jugut, për të interpretuar në koncertin vjetor të qytetit të tyre. Ai gjithashtu pret që t’i bashkohet grupit për disa koncerte të tjera vitin e ardhshëm për të festuar 20 vjetorin e albumit të tyre të parë “Cracked Rear View.” U shitën më shumë se 10 milionë kopje të atij albumi në Shtetet e Bashkuara, një shifër kjo që e vendosi në listën e 20 albumeve më të shitur ndonjëherë.
Disa muzikantë me të cilët Rucker bashkëpunoi për disa nga këngët e “True Believers” përfshijnë Lady Antebellum, këngëtaren dhe kompozitoren Mallory Hope, dhe Sheryl Crow, e cila ka bashkëpunuar me Rucker për këngën “Love Without You.”
AUDIO: CUT 5 – “Love Without You” (Sneak to :13, bring up and play out as desired)
XS
SM
MD
LG