Lidhje

DASH: Serbia të arrestojë vrasësit e vëllezërve Bytyqi

  • Zëri Amerikës

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë të arrestojë vrasësit e e tre shtetasve amerikanë, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi, të cilët u arrestuan arbitrarisht nga autoritetet serbe dhe u ekzekutuan në vitin 1999.

Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Beogradit liroi nga akuzat dy persona që akuzoheshin se kishin ndihmuar në vrasjen e shtetasve amerikanë. Departamenti amerikan i Shtetit thotë se vazhdon të jetë i shqetësuar për faktin se deri më sot askush nuk është shpallur fajtor për vrasjet.

Departamenti i Shtetit thotë në një deklaratë se pret që autoritetet serbe të nxjerrin pa vonesë përpara drejtësisë të gjithë personat, në të gjitha nivelet, që janë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyqi dhe se kjo mbetet një përparësi e lartë në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG