Lidhje

Imazhet satelitore të raketave ruse


Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar imazhet satelitore që tregojnë ato që thotë se janë prova se forcat ruse kanë qëlluar me raketa dhe artileri përtej kufirit, brenda në Ukrainën lindore.

Imazhet e publikuara të dielën në një një dokument 4-faqesh, paraqesin ato që analistët amerikanë thonë se janë një sërë raketash dhe zjarr i artilerisë që vjen nga territori rus. Imazhe të tjera tregojnë kratere të krijuara nga goditjet pranë pozicioneve ushtarake në Ukrainën lindore, ku forcat qeveritare luftojnë me separatisët pro-rusë.

Moska nuk ka bërë komente për pamjet, që u publikuan ndërsa zhvilloheshin luftime pranë qytetit Donetsk të Ukrainës, nën kontrollin e forcave pro-ruse.

Në një tjetër zhvillim, në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, thuhet se Sekretari John Kerry ka folur në telefon me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, të cilit i ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftimeve me armatime të rënda në kufi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG