Lidhje

Debat në Florida i kandidatëve republikanë presidencialë


Debat në Florida i kandidatëve republikanë presidencialë
Debat në Florida i kandidatëve republikanë presidencialë

Dy pretendentët kryesorë për të marrë emërimin e partisë republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 shkëmbyen akuza për ndryshimin e pozicioneve të tyre për çështje që nga shërbimi shëndetësor e deri tek sigurimet shoqërore gjatë debatit të mbrëmshëm në Florida.

Ndërsa nëntë kandidatë morrën pjesë në debat, fokusi ishte tek ish guvernatori i Masaçusets Mit Romni dhe guvernatori i Teksasit Rik Peri.

Zoti Romni i kërkoi zotit Peri të shpjegonte përse i është referuar sistemit të sigurimeve shoqërore si një program jokushtetues dhe i manipuluar.

Programi i pensioneve është një çështje e rëndësishme në Florida, shtet me proporcionin më të madh të votuesve pensionistë në shtetet e Bashkuara, shumë prej të cilëve mbështeten tek ky program.

Zoti Peri u kundërpërgjigj duke akuzuar zotin Romni se ai ka mbështetur shtrirje e ligjit të kujdesit shëndetësore të paraqitur fillimisht në Masaçusets në të gjithë vendin, por tani ka ndryshuar qëndrim që kur presidenti Obama fitoi miratimin e një ligji të ngjashëm që është kundërshtohet nga politikanët konservatorë.

XS
SM
MD
LG