Lidhje

Dekriminalizimi, opozita dorëzon ligjin


Në Shqipëri, e djathta dërgoi sot në parlament variantin e saj. Bylykbashi: Ky ligj i hap rrugën largimit të menjëhershëm të kriminelëve nga parlamenti, pushteti vendor dhe çdo funksion publik dhe ndalon kandidimin e tyre në të ardhmen

Në Shqipëri opozita paraqiti sot zyrtarisht në parlament propozimin e saj lidhur me ligjin e shumë debatuar për dekriminalizimin.

“Ky ligj i hap rrugën largimit të menjëhershëm të kriminelëve nga parlamenti, pushteti vendor dhe çdo funksion publik dhe ndalon kandidimin e tyre në të ardhmen. Ky veprim konkretizon aksionin dy-vjeçar moral dhe politik te Partisë Demokratike kundër penetrimit dhe kapjes së shtetit nga krimi në marreveshje me krerët e kësaj mazhorance. Nisma e sotme legjislative është përgjigje për zvarritjen dhe bllokimin e qëllimshëm të procesit dhe komisionit të dekriminalizimit‎ nga mazhoranca, në shkelje të hapur të marrëveshjes së 24 dhjetorit, marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian”, deklaroi deputeti demokrat Oerd Bylkbashi.

Cështja e dekriminalizimit ka sjellë përplasje të herëpashershme mes shumicës dhe opozitës. Në muajin korrik edhe kryeministri Edi Rama tha se në sesionin e ri parlametar që nis të hënë e ardhshme do të kalojë ligji.

Por ndonëse të dy palët kanë deklaruar mbështesin modelin italian për këtë cështje, ato ndahen përsa I përket shtrirjes së efekteve të ligjit. Zoti Rama ka deklaruar se “do të shmanget ky fenomen nga e ardhmja dhe se do të jetë I zgjidhur në zgjedhjet e ardhshme”, ndërkohë që opozitë kërkon që efektet e tij të jenë të menjëhershme e të përfshirjë edhe deputetë atualë të dyshuar për të kaluarën e tyre kriminale

XS
SM
MD
LG