Lidhje

Dhuna ndaj grave në Shqipëri: shtohen disa mijëra denoncime


Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri është një dukuri masive, rastet e denoncimit në polici janë shtuar, por gjykatat ende nuk po nisin dënimet ndaj dhunuesve. Sipas studimit më të fundit, rreth 60 për qind e grave shqiptare pohojnë se kanë pësuar dhunë të paktën një herë në jetën e tyre. Vetëm në 9 muaj të këtij viti gratë denoncuan në polici 3 mijë e 28 raste dhune.

Dhuna ndaj grave
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:37 0:00

Eksperët pohojnë se këto janë vetëm rastet ekstreme, kur dhuna shpërthen në fazën e fundit, se kjo është vetëm maja e ajsbergut e një dhune masive ndaj grave e vajzave në familje dhe shoqëri. Po moria e rasteve të denoncuar nuk përfundojnë deri në dënimin e dhunuesve.

Veprimtare të shoqërisë civile pohojnë se shumë nga zonjat që denoncojnë dhunën fizike dhe marrin urdhëra mbrojtjeje nga drejtësia më pas i tërheqin denoncimet e tyre për shkak të presioneve dhe varfërisë, duke u kthyer përsëri në mjedisin e dhunshëm ku vuajnë prej vitesh.

Në Qendrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare trajtohen cdo ditë raste të dhunës në famije. Avokatja e qendrës Aurela Bozo thotë se në kodin penal janë bërë ndryshime të rëndësishme për ta dënuar dhunën ndaj grave, por ato nuk zbatohen. Shumë nga gratë që denoncojnë dhunën, pas pak ditësh tërheqin denoncimet nga policia, për shumë arsye, se kanë fëmijët vetëm, se kanë presione të ndryshme, dhe pasiguri për jetën.

Ekspertët pohojnë që sa më shumë të zbatohet ligji aq më shumë do të shtohen denoncimet e rasteve të dhunës, por kjo është e lidhur edhe me shërbime të tjera, si si punësimi, ndihma ekonomike.

Një valë tjetër e dhunës së fshehur në Shqipëri është dhuna ndaj personave me aftësi të kufizuara, dhuna ndaj të moshuarve dhe nënvlerësimi i fëmijëve. Megjithatë qeveria përpiqet të mbështesë gratë me punësim dhe ndihma sociale, kualifikimi i tyre falas, strehimi i vajzave të trafikuara ose ato nga pakicat etnike.

Shqipëria ka ratifikuar konventën e Stambollit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, prej nga shtetit i dalin një seri detyrimesh për të mbrojtur dhe strehuar zonjat e dhunuara. Komventa kërkon strehëza, linja telefonike 24 orë, po ashtu kërkon strehim, punësim, kompensim për dëmet e pësuara.

XS
SM
MD
LG