Lidhje

Disa filma me temën e dashurisë i kanë qëndruar kohës


Disa filma me temën e dashurisë i kanë qëndruar kohës
Disa filma me temën e dashurisë i kanë qëndruar kohës

Dashuria e trishtueshme mes Ilsa Bund dhe Rick Blaine sakrifikohet në luftën kundër nazizmit në filmin dramatik të vitit 1942 “Casablanca”.

Megjithë dashurinë tragjike, pasioni mes Ilsës, nën interpretimin e Ingrid Bergmanit dhe Rick-ut, të intepretuar nga Humphrey Bogart, duket se vazhdon të jetojë.

Filmi epik i vitit 1939 “Gone with the Wind”, është vlerësuar nga kritika si esencial për temën e dashurisë.

Dashuria e përzjerë me urrjetjen në rastin e ndjenjës që ekziston Rhet Butlerit dhe Scarlet O’Harës shpaloset për shikuesit në sfondin e Luftës Civile Amerikane.

Aktorët Clerk Gable dhe Vivien Leigh interpretojnë personazhet- ikonë, që autorja Margaret Mitchell i ka dënuar me vuatjen që ata përjetojnë nga përzjerja e ndjenjave të krenarisë dhe xhelozisë.

Edhe filma të tjerë romamtikë kanë të njëjtnë temë: pasionet e fuqishme e bashkojnë një çift, por jeta shpesh i ndan ata, si në filmin-legjendë: “Një histori dashurie për t’u mbajtur mend.”

Në këtë film, personazhi kryesor, një personalitet shoqëror, i cili aspiron të bëhet piktor, Nickie Ferrante, i interpretuar nga Gary Grant, zbulon se e dashura e tij, Terry McKay, e interpretuar nga Deborah Kerr, goditet nga një makinë dhe paralizohet.

Filma të tjerë kanë një përfundim edhe më të keq. Në filmin “Love story”, filmi mallëngjyes i vitit 1970, dy të dashurit detyrohen të ndahen, pasi Jennifer, bashkëshortja e Oliverit, humb betejën me kancerin. Oliverin, krahas me miliona shikues në mbarë botën, e pushton hidhërimi.

Filmi “Titaniku” i regjisorit James Cameron është më i vonshëm, por edhe ai zbaton formulën klasike: dashuria të bashkon, jeta të ndan, por në fund dashuria reziston.

Historia e dashurisë mes Jack Dawsonit dhe të dashurës së tij nga shtresa e lartë Rose është e shkurtër, ashtu sikurse fati i keq i anijes transoqeanike. Rosa arrin të shpëtojë dhe bashkë me të mbijeton edhe dashuria e saj për Jack-un.

Filmi siguroi 11 çmime Oscar dhe theu rekordin e të gjitha kohërave për shitjen e biletave, të paktën deri kur doli filmi “Avatar”. “Titaniku” i shndërroi në yje të kinemasë artistët e rinj në atë kohë, Leonardo Di Caprio dhe Kaste Winslet.

Por duke lënë mënjanë “Titanikun”, duket se sot të rinjtë preferojnë më tepër filmat me dashuri më realistë, si psh kjo shikuese e re.

Pavarësisht nga mosha, pak mund t’i rezistojnë dashurisë së vërtetë kur e gjejnë atë, edhe në se kjo ndodh vetëm për dy orë, në sallën e errët të kinemasë...

XS
SM
MD
LG