Lidhje

Dita Botërore e Ujit


A Cambodian Municipality of Phnom Penh Deputy Governor Mann Chhoeun drinks water at the celebration of an annual World Water Day at Chroy Chang Va primary school in Phnom Penh, Cambodia, on Tuesday.
A Cambodian Municipality of Phnom Penh Deputy Governor Mann Chhoeun drinks water at the celebration of an annual World Water Day at Chroy Chang Va primary school in Phnom Penh, Cambodia, on Tuesday.

Afërsisht një miliard njerëz në mbarë globin nuk kanë qasje në ujë të pastër e të pijshëm. Problemi është i përhapur në shumë pjesë të botës në zhvillim, por vështirësitë dhe ndikimi tek njerëzit i kësaj mungesa nuk është e njohur gjerësisht, thonë ekspertët në Qendrën Pulitzer për Raportimin e Krizave, një organizatë me bazë në Uashington. Mes një seri filmash që kjo qëndër po shfaq për Ditën Botërore të Ujit në Festivalin e Filmit mbi Mjedisin në Uashington është edhe një dokumentar ku tregohet se si Daka në Bangladesh - një nga qytetet me rritje më të shpejtë në Azi - është duke u përpjekur për të siguruar ujë të pastër dhe të kanalizime të mira për banorët e saj.

Në dokumentarin Sfida e Dakës, regjisori Stephen Sapienza e drejton kamerën e tij tek pesë milionë banorët e kryeqytetit të Bangladeshit, një e treta e popullsisë së këtij qytetit - që jetojnë në lagjet e varfëra, ku uji i pastër dhe higjiena e mjaftueshme është e kufizuar.

"Dhe ju mund të shihni kudo njerëz duke shkuar deri në banjot publike që janë në gjendje të mjerueshme. Pa ujë, pa shplarje."

Njerëzit lahen në lumenj të ndotur, dhe këtë ujë e përdorin për të gatuar, ose blejnë ujë në shishe nga kamionët në rrugë me çmime tepër të larta. Kjo është një fatkeqësi sanitare në këtë ditë botërore të ujit me temën Ujë për Qytetet. .

Çdo vit 400.000 të ardhur i bashkohen zonës urbane të varfër të Dakës duke rënduar edhe më shumë gjendjen në lagjet e varfëra e të mbipopulluara.Ujësjellsi i qytetit furnizon me ujë, kundrejt një çmimi, vetëm pronarët e tokave. Regjisori Stephen Sapienza dokumenton në filmin e tij se si një grup jo fitimprurës ka ndihmuar për të ndryshuar ligjin që me të njëjtin ujë të furnizohen edhe lagjet e varfëra. Dibalok Sing Ha është themeluesi i grupit.

"Ishte një situatë e favorshme për shkak se administrata e furnizimit me Ujë në Daka donte të siguronte të ardhura financiare dhe nga ana tjetër njerëzit e varfër donin shërbimin ujor, ku çmimet e ujit janë më të ulta sesa në tregun privat."

Regjisor Sapienza thotë se përpjekjet për të organizuar grupe veprimtarësh në lagjet e të varfërve për nevojat e tyre të ujit është provuar i suksesshëm. Banorët e lagjeve të varfëra tani marrin ujë me çmim të lirë. Por ata gjithashtu angazhohen për t'u kujdesur për banjot dhe objektet e hidraulike.

"Mendoj se vështirësia më e madhe ishte për ta bërë pushtetin vendor të kuptonte se njerëzit, edhe pse janë të varfër, shpenzojnë një shumë të holla për ujin dhe duke i furnizuar me ujë, ata do të paguajnë me kënaqësi për këtë shërbim."

Rreth 40 grupe të lagjeve të varfëra tash kanë këto të drejta dhe përpjekjet po zgjerohen. Sapienza thotë se kjo lëvizje mund të jetë një model për në pjesë të tjera të botës me qytete dhe lagje të varfëra me rritje të shpejtë.

"Në këto vende është e domosdoshme që njerëzit të kenë qasje në ujë të pastër dhe të kanalizime. Në filmin tim unë tregoj një spital që trajton 120.000 njerëz në vit për diarrenë. Ky është një problem i parandalueshëm."

Sapienza thotë se mesazhi është se problemet e ujit të paraqitur në filmin e tij janë të zgjidhshme, edhe në qoftë fillohet me projekte të vogla. Në afat të gjatë, thotë ai, uji i pastër mund të shpëtojë shumë, shumë jetë njerëzish.

XS
SM
MD
LG