Lidhje

Dr. Murad nderohet në Tetovë


Universiteti Shtetëror i Tetovës shpalli sot zotin Ferid Murad “Doctor Honoris Causa”.

Universiteti Shtetëror i Tetovës shpalli sot zotin Ferid Murad “Doctor Honoris Causa”. Universiteti vlerësoi lartë punën kërkimore dhe shkencore të fituesit të çmimnit Nobel për mjekësi dhe ia jep këtë titull për meritat e jashtëzakonshme në fushën e arsimit dhe të shkencës, për ruajtjen e vlerave dhe të dinjitetit njerëzor.
Zoti Ferid Murad tha se nga gjashtëmbëdhjetë titujt që ka marrë nëpër botë, ky i Universitetit të Tetovës për të do të ketë një vend të veçantë, sepse vjen nga një universitet shqiptar, që është shumë afër vendlindjes së babait të tij.
Ai theksoi dashurinë për hulumtimet shkecore, për mësimin dhe për kujdesin ndaj pacientëve, ndërsa tha se nuk do të dalë në pension, por do të punojë gjithmonë.
Zoti Murad u takua edhe me ambasadorin e ri të Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, i cili i ka dhuruar një skulpturë me figurën e nobelistes tjetër shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza.
XS
SM
MD
LG