Lidhje

Dueti i ri i muzikës kantri "Florida Georgia Line"


Gjatë viteve të fundit, industria e muzikës Country ka patur disa duete të reja. Korespondentja e Zërit të Amerikës Mary Morningstar na njeh me një prej dueteve më të suksesshëm, atë Florida Georgia Line.

“Cruise” ishte kënga e parë e Florida Georgia Line, nga albumi i tyre i parë, i titulluar “Here’s to the Good Times.”Albumi arriti vendin e parë në klasifikimin e revistës së njohur Billboard për muzikën Country. Muajin e shkuar, kënga “Cruise” theu një rekord të ri, duke qëndruar në vendin e parë për 12 javë. Me 4.3 milion kopje të shitura, ajo u bë këngën më e shitur te muzikës country nga një duet.


Florida Georgia Line përbëhet nga 27 vjeçari Brian Kelley nga Ormond Beach, i Floridës, dhe nga 26 vjeçari Tyler Hubbard nga Monroe, i shtetit Xhorxhia. Ata u njohën kur të dy po studionin në universitetin Belmont të qytetit Nashville. Kënga tjetër e suksesshme nga albumi “Here’s to the Good Times” ishte “Get Your Shine On.” Brian Kelly tregon rreth ditës kur ata shkruajtën këtë këngë.

“Ajo ishte një nga ditët e mia më të preferuara. Tekstin e shkruajtëm rreth një vit më parë, pak para festës së Krishtlindjeve. Këngën e kompozuam brenda një ore e gjysëm. Kjo ishte një nga ato këngët si “Cruise,” të cilat i shkruan shpejt. Nuk ndodh gjithmonë kështu, popr kur ndodh është vërtetë fat dhe duhet të falenderosh Zotin për të”.

Suksesi i dy këngëve të para të Florida Georgia Line ishte arsyeja që grupi u emërua për dy çmime të Akademisë së Muzikës Country në kategoritë: artisti i ri më i mirë dhe dueti i ri më i mirë.

Florida Georgia Line do të mbajë koncerte nëpër Shtetet e Bashkuara gjatë shumicës së vitit 2013. Përveç shfaqjeve të tyre në festivalet verore, ata do të jenë muzikantët që do të hapin shfaqjet e disa artistëve të njohur si Taylor Swift dhe Luke Bryan. Tyler Hubbard shpjegon çfarë vlerësimi ka Florida Georgia Line për dashamirësit e tyre.

“Unë i kuptoj ata dhe ne e vlerësojmë shumë që ata vendosin t’i shpenzojnë paratë e tyre të fituara me mund për ne. Ne të dy kemi patur punëra të vështira të cilat nuk paguanin mirë dhe nuk i pëlqenim. Kështu që e vlerësojmë shumë faktin që kemi dashamirës të cilët shpenzojnë për biletat e koncerteve tona, ose për disqet apo bluzat, kur ne e dimë shumë mirë që ato 15 dollarë mund të jenë dy vakte ushqimi. Kjo tregon se ata besojnë tek ne, dhe mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme”.

Më vonë këtë vit, Florida Georgia Line do të kthehet në studio për të regjistruar albumin e tyre të dytë. Gjatë kësaj kohe, kënga e tyre e tretë nga albumi “Here’s to the Good Times” gjithashtu po rritet në popullaritet. Ja ku është një pjesë e shkurtër nga kënga e tyre “Round Here”.
XS
SM
MD
LG