Lidhje

Tiranë, reforma administrative territoriale


Akademia e Studimeve Politike publikoi në Tiranë një raport mbi ecurinë e reformës administrative territoriale. Një grup autorësh vëzhguan frytet e kësaj reforme në harkun e një viti, sfidat dhe mungesat që kanë bashkitë e reja.

Ecuria e reformës administrative territoriale
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:27 0:00

Akademia e Studimeve Politike sapo ka publikuar një studim mbi ecurinë e pushtetit vendor pas ndarjes së re administrative territoriale.

Administrata vendore pas zgjedhjeve gjendet përballë një mori sfidash të riorganizimit, pohoi grupi i autorëve, që u bazuan kryesisht në bashkinë e Fierit.

Studimi zbuloi se reforma territoriale nuk pritet të sjellë në të gjitha rastet ulje të kostove administrative dhe përmirësim të shërbimeve. Janë arritur disa nga objektivat e reformës territorial, për rritjen e shërbimeve dhe investimeve si dhe ndikimin pozitiv në financat e bashkive.

StudiuesIt pohuan se kryetarët e bashkive do të përballen me sfida të shumëfishta dhe të menjëhershme.

Sfida kryesore mbetet menaxhimi i tranzicionit të pushtetit vendor në bashkëpunim me qeverinë qendrore.

Administrimi elektronik është element kyç bashki dhe kusht i domosdshëm për përmirësimin e shërbimeve.

Zgjedhjet vendore të një viti më parë shënuan ndarjen e re administrative-territoriale, e cila uli numrin e madh të njësive vendore të nivelit të parë nga 373 bashki dhe komuna në vetëm 61 bashki.

Reforma territoriale solli reduktim të ndjeshëm të bashkive dhe iu hap rruga decentralizimit të pushtetit vendor, i cili ka tani më shumë kompetenca.

Shqipëria pritet të reduktojë ndjeshëm kostot administrative, por kjo mbetet ende për t'u provuar.

XS
SM
MD
LG