Lidhje

Tiranë: Parlamenti rinis punimet


Parlamenti në Tiranë rinisi punimet në sesionin e ri plenar me angazhimet e të dy grupimeve politike për të kryer reformën në drejtësi. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha se sesionin e kaluar ka ndodhur një shpërdorim i fjalës në parlament nga opozitës, e cilave, sipas tij, nuk ngriti probleme të votuesve.
“Nuk do të kishte asnjë të keqe nëse opozita do të fliste për ligjet dhe marrëveshjet që ratifikojmë në Parlament. Opozita nuk përdor kontrollin parlamentar. Ne jemi i vetmi parlament ku opozita nuk përdor instrumentet parlamentare”, - tha zoti Ruçi.
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se janë të pabesueshëm për reformën në drejtësi.

“Edi Rama po përpiqet të kapë drejtësinë sepse do të mbrojë kriminelët dhe të korruptuarit. Për këto arsye nuk kërkon dhe as nuk pret konsensus”, - tha zoti Paloka.

Ai shtoi opozita e sheh si zgjidhjen e vetme qeverinë teknike dhe zgjedhjet e parakohshme.

“Parlamenti që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme do të realizojë këtë reformë dhe reforma të tjera. Të shkojmë një orë e më parë në zgjedhje dhe qeveri teknike”, - tha deputeti i Partisë Demokratike, Paloka.

XS
SM
MD
LG