Lidhje

Qeveria dhe opozita dalin me vlerësime të kundërta për rendin


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se të gjitha shifrat e krimit kanë rënë në rreth 33 për qind, ndërkohë që bota e krimit po reagon me dhunë sa më shumë ajo goditet nga policia. Zoti Rama i bëri këto komente qindra të rinjve që po konkurronin për të filluar studimet në shkollën e policisë. Ai tha se qeveria po bën nje reformim rrënjësor të forcave të rendit, por pas kësaj edhe krimi ndryshon metoda, ndaj sfida midis policisë dhe grupeve kriminale mbetet gjithmonë e hapur. Kryeministri Rama tha se krahas goditjes që kriminelët po merr nga policia, një valë tjetër krimi është edhe ajo që quhte zakonisht si larje hesapesh mes kriminelëve.

Vleresime te ndryshme per rendin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

“Sigurisht janë vrasje, sigurisht janë krime, janë vepra të patolerueshme, të pështira dhe të ndëshkueshme. Por ato janë një tjetër shenjë se krimi po e ndjen që koha e sundimit të tij në të gjitha rrugët e Shqipërisë, koha e nëpërkëmbjes nga ana e tij e uniformës së policisë së shtetit, koha e lidhjeve të tij me kupolën e lartë të policisë së shtetit ka marrë fund” - tha zoti Rama.

Por opozita reagoi menjëherë ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për reformim dhe shkollim të policisë dhe goditjen e krimit. Deputeti i Partisë Demokratike të opozitës, Arben Ristani, tha se qeveria socialiste hodhi në rrugë si të papunë mbi 600 punonjës policie me një dhe dy fakultete dhe me cerfitikime profesionale brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Nuk mund të flitet më për siguri, ndërkohë që tritoli po bën kërdinë çdo ditë, ndërkohë që vrasjet po shtohen. Vetëm në këto 18 ditë të marsit, kemi 10 vrasje, ndërkohë që marsi i 2013 ka pasur vetëm 5 të tilla. Nuk mund të flitet për siguri, ndërkohë që droga po përhapet kudo nëpër Shqipëri. I gjithë prodhimi stok i drogës, që nuk dilte dot në rrugë për shkak të punës së policisë, sot ka mbytur Shqipërinë dhe po tenton dhe sulmon kufijtë e Europës” - tha zoti Ristani.

Qeveria dhe opozita janë përfshirë prej disa muajsh në një valë përgënjeshtrimesh lidhur me gjendjen e rendit dhe të sigurisë. Deputetët e opozitës kërkuan edhe një komision hetimor parlamentar, që do të shqyrtojë emërimet e fundit në postet drejtuese të policisë, duke pretenduar se mes tyre ka edhe shumë shkelje ligjore. Të dy palët shpesh kalojnë në shkëmbim akuzash, ndërsa gjendja e rendit dhe rritja e nivelit të sigurisë në komunitetin qytetar mbetet një temë kryesore diskutimesh.

XS
SM
MD
LG