Lidhje

Egjipt: Kryeministri i ri u tha qytetarëve se po punon për të plotësuar kërkesat e tyre


Egjipt: Kryeministri i ri u tha qytetarëve se po punon për të plotësuar kërkesat e tyre
Egjipt: Kryeministri i ri u tha qytetarëve se po punon për të plotësuar kërkesat e tyre

Në Egjipt, kryeministri i ri Esam Sharaf u tha qytetarëve të mbledhur në Sheshin Tahrir të Kajros se po punon për të plotësuar kërkesat e tyre.

Zoti Sharaf dha sot një fjalim të shkurtër në sheshin e mbushur me njerëz që bënin thirrje për reforma ekonomike dhe politike. Ai tha se synon ta shndërrojë Egjiptin në një vend ku forcat e sigurimit të punojnë për të mirën e qytetarëve.

Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë në Egjipt njoftuan se referendumi për ndryshimin e kushtetutës së vendit është caktuar për në 19 mars.

Protestat politike 18 ditore çuan në dorëheqjen e presidentin Hosni Mubarak muajin e kaluar. Qysh atëherë, aktivistët janë mbledhur të premteve për të kërkuar përparim në reforma.

XS
SM
MD
LG