Lidhje

Egjipt: Në fuqi ndalim-qarkullimi, dhjetëra mijëra vetë vazhdojnë protestat


Egjipt: Në fuqi ndalim-qarkullimi, dhjetëra mijëra vetë vazhdojnë protestat
Egjipt: Në fuqi ndalim-qarkullimi, dhjetëra mijëra vetë vazhdojnë protestat

Në Egjipt është në fuqi tani ndalim-qarkullimi për orët e natës, megjithatë dhjetëra mijëra vetë vazhdojnë protestat në sheshin Tahrir me thirrjet për dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak.

Xhirimet televizive tregojnë egjiptianë me flamuj në duar. Protestuesit e kanë cilësuar këtë të premte si “ditën e ikjes” së zotit Mubarak, megjithëse presidenti është zotuar të çojë deri në fund mandatin.

Me protestuesit u bashkua kreu i Lidhjes Arabe, Amr Musa, një figurë veterane e politikës egjiptiane, i cili ka shërbyer si ministër i jashtëm i vendit. Ai citohet nga radioja franceze Europe 1 të ketë thënë se mund të kandidojë për president por beson se zoti Mubarak duhet të përmbushë mandatin e tij.

Një grup i vogël me përkrahës të Hosni Mubarakut u mblodhën në Kairo, por forcat e sigurisë nuk i lejuan të futen në Sheshin Tahrir.

XS
SM
MD
LG