Lidhje

Egjipt: Prokurori thërret udhëheqësin e përmbysur Mubarak


Egjipt: Prokurori thërret udhëheqësin e përmbysur Mubarak
Egjipt: Prokurori thërret udhëheqësin e përmbysur Mubarak

Në Egjipt, prokurori publik i vendit thirri udhëheqësin e përmbysur Hosni Mubarak për ta marrë në pyetje lidhur me vrasjen e protestuesve dhe manipulimin e fondeve shtetërore.

Në një deklaratë të prokurorit thuhej se për hetimet mbi korrupsionin janë thirrur edhe djemtë e zotit Mubarak, Gamal dhe Alaa.

Njoftimi vjen pas deklaratave të zotit Mubarak se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe se ai ka të drejtë të mbrojë emrin e vet dhe të familjes së tij.

Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet që po hetojnë rreth pasurisë së tij. Ai deklaroi se nuk ka depozita në banka të huaja ose prona të mëdha jashtë vendit.

Ndërkohë, disa qindra demonstrues egjiptianë nuk përfillën urdhërin e ushtrisë për t’u larguar nga sheshi Tahrir i Kajros dhe kërkuan zhvillimin e gjyqeve të tjera kundër korrupsionit.

Ndërkohë, disa qindra demonstrues egjiptianë nuk përfillën urdhërin e ushtrisë për t’u larguar nga sheshi Tahrir i Kajros dhe kërkuan zhvillimin e gjyqeve të tjera kundër korrupsionit. Kjo është dita e tretë e protestave kundër komandantit të ushtrisë egjiptiane.

Protestuesit prapa telave me gjemba hidhnin parrulla kundër shefit të ushtrisë Mohamed Hussein Tantawi, i cili është kryetar i këshillit ushtarak që drejton Egjiptin që nga rrëzimi i presidentit Hosni Mubarak në shkurt të këtij viti. Protestuesit qëndruan në shesh edhe pas njoftimit të sotëm të shefave ushtarakë se ata janë gati të përdorin forcën për të pastruar sheshin dhe për të kthyer normalitetin. Dje, spitalet në Egjipt njoftuan se shtypja e demonstruesve nga forcat ushtarake para agimit rezultoi në vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve.

XS
SM
MD
LG