Lidhje

Egjipt: Vëllazëria Myslimane fiton zgjedhjet

  • Zëri Amerikës

Egjipt: Vëllazëria Myslimane fiton zgjedhjet

Egjipt: Vëllazëria Myslimane fiton zgjedhjet

Partia e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt fitoi një shumicë dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar 47 për qind të vendeve në kuvendin e ri.

Kreu i Komisionit zgjedhor të Egjiptit Abdel Moez Ibrahim i shpalli rezultatet përfundimtare sot. Partia Për Liri dhe Drejtësi e Vëllazërisë Myslimane fitoi 235 vende nga 498 që ka gjithsej kuvendi popullor.

Dy të tretat e vendeve në dhomën e ulët janë të garantuara nga listat e partive dhe të tjerat nga kandidatët e veçantë. Partia për Liri dhe Drejtësi fitoi 127 vende me sistemin proporcional dhe 108 nga votat për kandidatët. Partia radikale islamiste Al-Nur është e dyta mbizotëruese në kuvend, duke fituar 29 për qind të vendeve. Partia laike Wafd doli e treta. Janë të parat zgjedhje në vend që nga përmbysja e ish-Presidentit Hosni Mubarak shkurtin e kaluar.

XS
SM
MD
LG