Lidhje

Egjipti hyn sot në fazën tjetër të tranzicionit me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare

  • Zëri Amerikës

E

E

Egjipti po hyn në fazën tjetër të tranzicionit me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, të parat që kur filluan protestat nëpër rrugë që e detyruan ish presidentin Hosni Mubark të jepte dorëheqjen në muajin shkurt.

Votimet për anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit filluan sot dhe përfundojnë në fillim të janarit. Zgjedhjet për dhomën e lartë të parlamentit përfundojnë në muajin mars, pas të cilave asambleja e sapo zgjedhur do të hartojë kushtetutën e re.

Kryetari i këshillit ushtarak qeverisës, feld marshalli Husein Tantaui tha dje se vendin ndodhet në një udhëkryeq dhe mund të shkojë drejt zgjedhjeve të sukseshme që do ta bëjnë Egjiptin më të sigurt ose drejt një gjendje të rrezikëshme që forcat e armatosura nuk do ta lejojnë. Ai paralajmëroi gjithashtu për pasoja tepër të rënda nëqoftëse trazirat e tanishme politike në vend nuk marrin fund shpejt.

Paralajmërimi i feld marshallit Tantaui vjen ndërkohë që mijëra demonstrues kishin mbushur Sheshin Tahrir të Kajros për një tjetër protestë masive dje, duke kërkuar që ushtria t’i lërë menjëherë pushtetin një “qeverie të shpëtimit kombëtar” që do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjen e presidentit.

Disa grupe të rinjsh revolucionarë, udhëheqës të protestave kanë propozuar që udhëheqësi i opozitës, nobelisti Mohamed ElBaradei të kryesojë administratën kalimtare civile me zëvendësa nga i gjithë spektri politik. Udhëheqja e propozuar do të zëvendësojë këshillin ushtarak qeverisës në periudhën e tranzicionit të Egjiptit në demokraci.

ElBaradei tha të shtunën se do të hiqte dorë nga konkurenca për presidencën e Egjiptit, nëse do t’i kërkohej zyrtarisht të udhëhiqte një qeveri të tillë.

XS
SM
MD
LG