Lidhje

Zyrtarët egjiptianë: Pengjet amerikane janë liruar


Zyrtarë egjiptianë thanë se dy amerikanët dhe guida turistike lokale, të rrëmbyer katër ditë më parë në Sinai, janë liruar.

Një grup burrash të armatosur rrëmbyen, të premten, Michel Luis, Lisa Alphons dhe guidën e tyre egjiptiane. Ata po merrnin pjesë në një udhëtim turistik me autobus, i cili po shkonte drejt një kishe të shekullit të gjashtë, që ndodhet në rrëzë të malit Sinai.

Autoritetet kishin zbuluar se rrëmbyesi ishte Germy Ebu Masuh, një anëtar i një fisi të shquar beduin në Sinai. Ebu Masuh dëshiron që policia egjiptiane të lirojë xhaxhain e tij, i cili është në burg për zotërimin e gjysmë toni drogë.
XS
SM
MD
LG