Lidhje

Ekonomia shqiptare vlerësohet si më e qëndrueshmja në rajon


Ekonomia shqiptare vlerësohet si më e qëndrueshmja në rajon

Ekonomia shqiptare vlerësohet si më e qëndrueshmja në rajon

Fondi Monetar dhe agjencite e njohura dhe Moody's dhe Standard and Poor's vleresuan eknomine shqiptare si ekonomine me te qendrueshme ne rajon. Ministri i financave, Ridvan Bode, tha se ky vleresim ka ardhur per shkak te politikave fiskale elastike, qe shmangen pasojat e krizes. FMN tha se Shqiperia e perballoi krizen fale politikave fiskale, investimeve te huaja dhe privatizimit te ndermarrjeve te medha.

Ekonomia shqiptare kapërceu pa dëmtime të konsiderueshme këtë vit me kriza rajonale dhe europiane, duke shënuar rritje dhe qëndrueshmëri, falë manovrave fiskale elastike. FMN dhe agjencitë Moody’s dhe Standard and Poor’s kanë vlerësuar se Shqipëria po mbyll këtë vit si ekonomia më e qëndrueshme në rajon. Ministri i financave, Ridvan Bode tha se “ekonomia shqiptare u shfaq këtë vit me një perspektivë më të mirë afatmesme në tregjet rajonale dhe ato globale. Këto agjenci e vlerësuan ekonominë shqiptare për qëndrueshmëri pozitive, kur gjithë vendet e tjera në rajon u vlerësuan për rënie apo qëndrueshmëri negative”.

Zoti Bode tha se “Moody’s dhe Standard and Poor’s vlerësuan potencialin e ekonomisë shqiptare për një rritje të qëndrueshme dhe më të lartë në vitet e ardhme, për konsolidimin e vazhdueshëm fiskal dhe uljen e deficitit vjetor. Këto dy agjenci vlerësojnë qëndrueshmërinë e sektorit bankar, si një sektor likuid, i mirëkapitalizuar, dhe me rritje të vazhdueshme të depozitave gjatë 2011.

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi disa ditë më parë një tjetër vlerësim për ekonominë e 6 vendeve në rajonin e Ballkanit, ku Shqipëria shfaqej në pozitat më të mira se sa fqinjët. Politikat fiskale të Shqipërisë u vlerësuan si më të kujdesshmet nga të tjerët gjatë periudhës së krizës. Qëndrueshmëria makroekonomike e Shqipërisë vlerësohet si më e mira në rajon për shkak të tre faktorëve: reforma tatimore - që ishin nxitëse për ekonominë; zhvillimet e qëndrueshme në tregun financiar dhe privatizimi në shkallë të gjerë i ndërmarrjeve të mëdha.

“Këto elementë strukturore të nisura nga qeveria në mesin e krizës globale - tha FMN - kanë sjellë një rritje ekonomike më të lartë nga vendet e rajonit dhe në Europë”.

Financimet e huaja direkte janë stimuluar, sipas FMN, nga politikat e taksave të ulëta dhe nga qëndrueshmëria e kursit të këmbimit dhe nga qëndrueshmëria e sistemit bankar. FMN vlerësoi se Shqipëria e rriti borxhin e jashtëm më pak nga gjithë të tjerët në rajon dhe se ajo është i vetmi vend që arriti të përballojë krizën globale përmes lehtësirave fiskale elastike.

XS
SM
MD
LG