Lidhje

Elton Xhon me një këngë të re kushtuar Liz Taylor-it


Elton Xhon me një këngë të re kushtuar Liz Taylor-it
Elton Xhon me një këngë të re kushtuar Liz Taylor-it

Kantautori Elton Xhon i ka kushtuar një këngë mikeshës së tij, legjendës së Hollivudit Elizbaeth Taylor, e cila vdiq më 23 mars.

Elton John e këndoi këngën "Don't let the sun go down on me", "Mos e ler diellin të perëndojë" në fillim të një koncerti që dha në Pitsburg të Pensilvanisë.

Para se të fillonte interpertimin e tij në piano, Elton Xhon foli para audiencës: "Unë, tha ai, kam humbur një mike, ju keni humbur një heroinë. Elizabeth Taylor nuk ishte vetëm një yll kinemaje dhe ndoshta gruaja më e bukur e botës, por ajo ishte një nga njerëzit më të mëdhenj që kam njohur. Ajo i doli në mbrojtje para të gjithëve të prekurve nga SIDA. Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme dhe unë kam patur privilegjin që e kam njohur", tha Elton Xhon.

XS
SM
MD
LG