Lidhje

Emiri i Katarit viziton Maqedoninë

  • Isak Ramadani

Emiri i Katarit viziton Maqedoninë

Emiri i Katarit viziton Maqedoninë

Emiri i Katarit, Sheik Hamad bin Kalifa Al Tani, po qëndron për një vizitë dyditorëshe në Maqedoni, vizita e parë kjo që një mbret nga vendet arabe i bën ndonjëherë Maqedonisë. Emiri Al Tani vjen me një delegacion prej njëqind anëtarësh. Në mesin e tyre dy anëtarë të familjes mbretërore dhe dymbëdhjetë ministra. Midis dy vendeve do të nëshkruhen disa marrëveshje në fushat e kulturës, arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë. Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov do ta dekorojë Emirin, Hamad Bin Al Tani, me dekoratën "8 Shtatori" për angazhimet lidhur me dialogun në mes civilizimeve dhe feve dhe bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë në këtë fushë, si dhe për kontributin e veçantë dhe përkushtimin lidhur me avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Autoritetet maqedonase kanë angazhuar qindra policë për ta siguruar mbretin dhe delegacionin nga Katari. Në Shkup është vendosur një regjim i posaçëm i lëvizjes së makinave. Mbreti Al Tani, mes tjerash, do të ndalet në çarshinë e vjetër të Shkupit dhe do të vizitojë monumente kulturore dhe historike. Ai më pas shkon për vizitë edhe në Shqipëri, Poloni dhe Ukrainë.

XS
SM
MD
LG